75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Gj Sh

Ancelotti po mendon rikthimin e Endrick te Brazili para Botërorit

Carlo Ancelotti po shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Endrick në kombëtaren e Brazilit, dhe ta përfshij në listë përfundimtare për Kupën e Botës.

Forma e shkëlqyer e talentit brazilian me Olympique Lyon ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Seleçaos, i cili po mendon ta përfshijë atë në skuadrën për Kupën e Botës, shkruan IndeskOnline.

Sipas raportimeve të ”El Chiringuito”, Ancelotti po mendon ta përfshijë Endrick në listën përfundimtare para Botërorit, e cila pritet të publikohet në mars. Paraqitjet mbresëlënëse të sulmuesit të ri në Ligue 1 kanë rritur shanset e tij për një rikthim të shpejtë në ekipin kombëtar.

Endrick po vazhdon të konfirmojë potencialin e tij të madh në futbollin europian, ndërsa konkurrenca për një vend në skuadrën e Brazilit mbetet shumë e fortë.

Vendimi përfundimtar i Ancelottit pritet me interes të madh nga tifozët dhe mediat braziliane./IndeksOnline/