75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Z S

Arrestohet djali, i cili dyshohet se tentoi ta vriste babanë me sëpatë, në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Sipas Nikçit, viktima është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, por tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën. /Indeksonline/