Rrahu gruan e pastaj sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në Psikiatri për trajtim
Një person është arrestuar në Malishevë për dhunë në familje. I dyshuari i cili kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit, ai kishte shfaqur sjellje agresive, duke sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Repartin e Psikiatrisë, për trajtim mjekësor.
“Malishevë / 05.02.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në Repartin e Psikiatrisë për trajtim. Në lidhje me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

