Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve tremujore për periudhën tetor dhjetor 2025, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë kësaj periudhe ka deklaruar shpenzime totale mbi 70 mijë euro.
Nga kjo shumë, mbi 25 mijë euro janë regjistruar si shpenzime pa kategori të specifikuar, ndërsa për paga të punëtorëve janë shpenzuar mbi 28 mijë euro.
Sipas raportit të KQZ-së, AAK-ja nuk ka pasur shpenzime të mëdha në fushën e marketingut.
Në total, për shpenzime të Internetit dhe reklama në rrjetin social Facebook, ky subjekt politik ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 6 mijë e 649 eurosh.

