75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / L A

Bëhen 68 vjet nga tragjedia e Mynihut ku humbën jetën lojtarët e Manchester Unitedit

6 shkurti i vitit 1958 është dita më tragjike për gjigantin anglez, Manchester United.

Kjo për shkak të shpërthimit të avionit që mbante lojtarët dhe stafin e kësaj skuadre, me 23 që humbën jetën dhe 21 që mbijetuan, përfshirë dhe Bobby Charlton.

Ngjarja kishte ndodhur teksa “djajtë e kuq”, po ktheheshin nga Beogradi ku kishin luajtur ndeshjen çerek-finale të Kupës së Evropës, ndaj Cervena Zvezdës.

Fluturimi u ndal për t’u furnizuar me karburant në Mynih, sepse një fluturim pa ndalesa nga Beogradi në Mançester ishte përtej rrezes së fluturimit të avionit “Elizabethan” Airspeed Ambassador.

Pas dy përpjekjeve të dështuara për ngritje, disa pasagjerë kishin dashur të qëndronin gjatë natës në Mynih, por kapiteni James Thain u përpoq të ngjitej për herë të tretë. Aeroplani rrëshqiti nga pista, u përplas me një gardh dhe goditi një shtëpi./IndeksOnline/