Fermin vazhdon kontratën me Barcelonën
Mesfushori spanjoll, Fermin Lopez do të qëndrojë te Barcelona.
Ai vendosi që të vazhdojë kontratën me Barcelonën, duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
Fermin, nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2031.
Spanjolli, ka pasur sukses me Barcelonën ku ka arritur të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe 2 Superkupa spanjolle./IndeksOnline/

