75 Mall Live Search
19:57 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / Gj Sh

James Rodriguez prezantohet te skuadra amerikane

James Rodriguez është zyrtarizuar si futbollist i ri i Minesota United.

Sulmuesi kolumbian ka nënshkruar kontratë me skuadrën amerikane deri në qershor të viti 2026, me mundësi vazhdimi deri në muajin dhjetor, shkruan IndeksOnline.

James gjatë prezantimit tha se është i lumtur për këtë transferim dhe është një shans i mirë për të qenë në formë para Kupës së Botës.

“Minnesota United është klubi që më donte. Është një moment i rëndësishëm në karrierën time, një kapitull i ri. Kupa e Botës po afron dhe unë nuk mund të dështoj.”, ka deklaruar James Rodriguez./IndeksOnline/