Valdrin Sahiti ka dy fjalë për vendimin e Albës
Alba Pollozhani ka befasuar publikun me vendimin e saj të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Banorja ka kërkuar të vendosë mbulesën, një hap që ka ngjallur diskutime të shumta mes ndjekësve të formatit.
Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe opinionisti Valdrin Sahiti. Ai është shprehur se dëshiron të besojë që Alba nuk po e bën këtë veprim për lojë apo strategji brenda shtëpisë.
Sahiti i ka thënë asaj se me mbulesë do të duket “si kukull”, duke e komplimentuar pamjen e saj. Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se mbulesa nuk duhet t’i pengojë në rrugëtimin e saj brenda lojës.

