Aksident i rëndë mes dy veturave në Pejë, humb jetën një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:50 në fshatin Loxhë të Pejës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ku ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Rugova, nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë,” ka thënë Rugova.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/



