Pejë: Aksidentohen ndërmjet vete një veturë dhe një motoçikletë
Një aksident rafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë.
IndeksOnline raporton se një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur ndërmjet vete.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të shkollës për të verbër.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Bill Clinton”.
Një veturë e ka goditur një motoçikletë ku kanë qenë dy persona. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë bartur në emergjencën e spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor. Ato janë jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin” tha Gashi./IndeksOnline/

