Egla Ceno komenton Afrimiteti me Brikenës me Mateon
Aktorja e njohur dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka komentuar raportin mes dy banorëve aktualë të formatit, Brikenës dhe Mateos, shkruan IndeksOnline.
E pyetur nga ndjekësit se çfarë mendon për afrimin mes tyre dhe nëse Brikena ka pëlqim për Mateon apo nëse edhe Mateo po e kupton këtë, Ceno ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë në InstaStory.
“Fshati që duket s’do kallauz. Aty s’ka as fshatë as kallauz. Mendimi im sigurisht, por unë nuk jam e pagabueshme,” ka shkruar Egla Ceno, duke lënë të kuptohet se situata mes dy banorëve është e dukshme dhe pa mister.


