75 Mall Live Search
22:02 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / L A

Bashkimi vazhdon me fitore, mposht Yllin në derbi

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme në “Procredit Superliga”.

Ata mposhtën Golden Eagle Yllin, me rezultat 63-68 në derbin që u zhvillua në sallën “13 qershori” në Suharekë.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Shannon Shorter, i cili shënoi plot 16 pikë, me 9 rebounde dhe 6 asistime.

Fitorja e sotme e mban Bashkimin në vend të dytë me 32 pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli me 27 pikë./IndeksOnline/