75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / L A

Liverpooli apo Manchester City? Kush do të fitojë superduelin e Premierligës

Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenj të Premierligës.

Kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpooli do të presin në “Anfield” skuadrën e Manchester Cityt, në një ndeshje që premton spektakël.

105 ndeshje janë zhvilluar mes tyre, me Liverpoolin që ka 69 fitore dhe City me 36.

Fitorja e Cityt, mban gjallë shpresat për t’ju afruar Arsenalit në garën për titull, e cila po tregon të jetë një betejë e zjarrtë.

Kujtojmë se ndeshja Liverpool-Manchester City, zhvillohet sonte në 17:30 në “Anfield”./IndeksOnline/