Arrestohet një 26-vjeçar i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual
Gjatë ditës së djeshme, Njësia për realizimin e urdhëresave, në kuadër të stacionit policor- veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.
Sipas informatave, personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vjet burgim për veprën penale: “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor./Indeksonline/

