75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / H F

Gjyqi në Hagë drejt fundit, Memli Krasniqi: Drejtësi për të vërtetën dhe liri për çlirimtarët

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë kërkoi, 180 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Tashmë kur gjykimi po shkon drejt fundit, Krasniqi ka kërkuar drejtësi për të vërtetën dhe liri për çlirimtarët.

“Drejtësi për të vërtetën, liri për çlirimtarët, dinjitet për historinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet UÇK”, ka shkruar Krasniqi.