75 Mall Live Search
14:41 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / G T

Trajneri i shqiptarëve te klubi ukrainas i ashpër me futbollistët e tij: Nëse s’keni respekt, largohuni nga skuadra!

Trajneri kryesor i Polissya-s, Ruslan Rotan gjatë një interviste për kanalin zyrtar të klubit, tregoi se çfarë nuk toleron në ekipin e tij.

Ai thotë se të gjithë duhet të kenë respekt dhe të sillen mirë në stërvitje, shkruan Indeksonline

Përndryshe, në ekipin e Polissya-s nuk kanë vend.

“Kur mbërritëm, u thashë lojtarëve: ka konkurrencë, një plan i pastër, stërvitje dhe ndeshje – vazhdoni.

“Nëse shohim që një lojtar nuk jep gjithçka në stërvitje ose sillet pa respekt, atëherë besoj se një futbollist i tillë ka shumë pak shanse në skuadrën tonë”, u shpreh trajneri

Në skuadrën ukrainase luajnë tre lojtarë shqiptarë: Ilir Krasniqi, Lindon Emërllahu dhe Andi Hadroj./Indeksonline/