Ferizaji nënshkruan me portierin e akademisë së Liverpoolit
Ferizaji ka bërë një përforcim të madh.
Bëhet fjalë për portierin Kai McKenzie-Lyle, i cili erdhi nga skuadra angleze, Dagenham & Redbridge.
Gujanezi, më parë kishte mbrojtur ngjyrat e kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit në grupmoshat U-23.
McKenzie-Lyle, mbron po ashtu ngjyrat e Kombëtares së Gujanës, në të cilin ka 14 paraqitje zyrtare./IndeksOnline/

