Rama e quan akt të turpshëm kërkesën e prokurorisë për krerët e UÇK-së: Po sulmohet një komb
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur akt të turpshëm kërkesën e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Rama në Facebook ka shkruar se nuk po gjykohen individtë, por sulmohet një komb.
‘Të kërkosh dënime prej 45 vjetësh për krerët e UÇK-së, do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh, krimet e agresorit. Ky proces nuk synon të zbardhë përgjegjësi individuale, por të godasë vetë aktin e çlirimit dhe ta paraqesë luftën për liri si vepër penale’, ka shkruar ndër të tjera ai.

