Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp Bondsteel
Ushtarë shumëkombësh nga Komanda Rajonale – Lindje, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, së fundmi iu bashkuan pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Gjermane për të fituar Distinktivin e Qitjes së Forcave të Armatosura Gjermane, në Camp Bondsteel, Kosovë.
Gjatë procesit të kualifikimit, ushtarët u angazhuan në objektiva duke përdorur pushkën G36 dhe pistoletën P8, duke demonstruar saktësi, disiplinë dhe aftësi të larta në përdorimin e armëve.
Ngjarje të tilla kontribuojnë në forcimin e aftësive profesionale, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përmirësuar gatishmërinë e përgjithshme të KFOR-it në përmbushje të mandatit të tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999) – për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Misioni i KFOR-it bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

