75 Mall Live Search
21:16 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / B XH

Salih Kqiku ushtron kallëzim penal ndaj një mërgimtari për shpifje ndaj tij

Salih Kqiku ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan ndaj Saqip Jakupit nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, për shpifje, denigrim dhe cenim të rëndë të autoritetit, dinjitetit dhe integritetit të tij personal dhe familjar.

Përmes një postiminëFacebook, Kqiku ka shkruar se Jakupi e ka fajësuar publikisht për veprime për të cilat nuk ekziston asnjë bazë juridike.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, kam ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan ndaj Saqip Jakupit nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, për shpifje, denigrim dhe cenim të rëndë të autoritetit, dinjitetit dhe integritetit tim personal dhe familjar.

I njëjti më ka fajësuar publikisht për veprime për të cilat nuk ekziston asnjë bazë juridike, duke tentuar të më paraqesë si fajtor në opinion publik, pa asnjë vendim gjyqësor apo fakt ligjor që e mbështet këtë pretendim.

Në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe, ai ka publikuar:

foto të djemve të mi, kryesisht familjareve të realizuara në ambiente private familjare,

përmbajtje shpifëse me qëllim njollosjeje,

duke i keqpërdorur ato për të krijuar perceptim të rremë dhe denigrues në rrjete sociale.

Përmes këtyre veprimeve është nxitur edhe reagimi dhe komentimi nga palë të treta, duke krijuar një valë fyerjesh, paragjykimesh dhe presioni publik.

Po ashtu, janë bërë tentativa te njepasnjeshme javore për të më kërkuar “llogari ligjore” në rrjete sociale, gjë që përbën presion të papranueshëm dhe tejkalim të çdo norme ligjore, pasi llogaria ligjore kërkohet vetëm nga institucionet kompetente dhe jo nga individët.

Gjithashtu, në ditët në vijim do të vazhdoj me kallëzime penale edhe ndaj personave të tjerë, të cilët kanë ushtruar kallëzim penal të rremë ndaj meje, për të cilin jam liruar nga Prokuroria Themelore, pasi nuk ka ekzistuar asnjë bazë faktike apo juridike.

Shpifjet, kallëzimet e rreme, presioni publik dhe cenimi i qetësisë familjare nuk do të tolerohen më.

Drejtësia realizohet përmes institucioneve shtetërore dhe ligjit, jo përmes shpifjeve, manipulimeve dhe gjykimit publik në rrjete sociale.

Nga sot e tutje, çdo person që vazhdon me fajësime pa bazë juridike, shpifje, publikim të materialeve private, nxitje të palëve të treta apo ushtrim presioni publik, do të përballet me ligjin, pa përjashtim.

Ligji, dinjiteti dhe familja janë të paprekshme.