I bëri “hajr” Izraeli, Sahiti shënon në fitoren e thellë të Maccabi Tel Aviv
Emir Sahiti po kalon në një formë të mirë në Izrael.
Ylli jonë, ka arritur të shënojë përsëri me fanellën e gjigantit izraelit, në fitoren e thellë 4-0 ndaj Maccabi Bnei Rahina.
Përveç tij shënuan edhe lojtarët si Abu Farhi, Revivo dhe Malede.
Sahiti, tashmë ka 3 gola në 3 paraqitje për skuadrën izraelite.
Maccabi Tel Aviv, aktualisht gjendet në pozitën e 3-të me 42 pikë./IndeksOnline/

