75 Mall Live Search
07:55 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / G T

“Milani është klubi më i mirë në Itali”, Nkunku: Kurrë s’e mendova largimin, dua tituj!

Christopher Nkunku ka hedhur poshtë çdo spekulim rreth një largimi të mundshëm nga AC Milan gjatë merkatos së janarit, duke konfirmuar përkushtimin e tij të plotë ndaj klubit “kuqezi”.

Sulmuesi francez, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport“, u shpreh qartë se e ardhmja e tij është te Milani dhe se vendimi për të qëndruar ka qenë i padiskutueshëm, shkruan Indeksonline

“Nuk e kam konsideruar kurrë largimin nga AC Milan në janar, në asnjë mënyrë. AC Milan është klubi më i madh në Itali dhe këtu ne duam të fitojmë tituj. Dua të jem këtu. Ka qenë një zgjedhje e lehtë,” – deklaroi Nkunku.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/