NBA-ja “shndërrohet” në arenë boksi, katër lojtarë u përjashtuan nga ndeshja
Ndeshja e NBA-së mes Detroit Pistons dhe Charlotte Hornets u shoqërua me incidente serioze në parket, që rezultoi me përjashtimin e katër lojtarëve dhe të trajnerit të Hornets.
Në fund, Pistons arritën të fitojnë ndeshjen me rezultatin 110:104, shkruan Indeksonline
Për Charlotte Hornets u përjashtuan Moussa Diabate dhe Miles Bridges, ndërsa për Detroit Pistons karton të kuq morën Jalen Duren dhe Isaiah Stewart. Gjithashtu, trajneri i Hornets, Charles Lee, u përjashtua në çerekun e katërt, pasi u desh të ndalohej nga anëtarët e stafit dhe lojtarët gjatë një debati të ashpër me një nga gjyqtarët.
Pamatīgi asumi NBA mačā starp “Pistons” un “Hornets”. 🥊 pic.twitter.com/5GiIsn6sAw
— Sportacentrs.com (@Sportacentrs) February 10, 2026
Incidenti kryesor ndodhi pak më shumë se shtatë minuta para fundit të çerekut të tretë. Jalen Duren kishte në zotërim topin dhe po avanconte drejt koshit, kur u ndalua me faull nga Moussa Diabate. Pas faullit, Duren u përball ballë për ballë me Diabate, me të dy lojtarët që u afruan shumë pranë njëri-tjetrit, duke prekur kokat. Situata u përshkallëzua kur Duren e goditi Diabate në fytyrë me dorën e djathtë.

Ky veprim shkaktoi një përleshje që zgjati më shumë se 30 sekonda, duke përfshirë disa lojtarë nga të dyja skuadrat. Për shkak të tensionit të lartë, në fushë pati edhe një prani të shkurtër të forcave të policisë, deri në rikthimin e rendit dhe vazhdimin e ndeshjes.
NBA pritet të shqyrtojë pamjet dhe raportet zyrtare për të vendosur nëse do të ketë masa shtesë disiplinore./Indeksonline/


