75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / b l

Akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së gazetarit, Faton Osmani

Nesër bëhen një vjet nga vdekja e gazetarit të njohur, Faton Osmani. Me këtë rast do të organizohet Akademin përkujtimore në nder të jetës dhe punës së gazetarit të shquar dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani.

Akademia do të mbahet më 11 shkurt (e mërkurë), në orën 11:00, në kino “ABC”, në Prishtinë.

“Prania juaj do të jetë nderim për jetën, veprën dhe kujtimin e Faton Osmanit”, thuhet në njoftim.