Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del me një njoftim
Kompania rajonale ujësjellësi KRU “Gjakova’’ ka bërë të ditur për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që për pasojë, gjatë realizimit të punimevem furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona.
Bazuar në njoftimin e KRU-së, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në këto rrugë.
Postimi i plotë:
Ju njoftojmë se më datë 11.02.2026 (e mërkurë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
– Rruga transite
– Rruga “Mbretëresha Teutë” me rrugët anësore
– Rruga “Musa Zajmi” me rrugët anësore
– Rruga “Ali Pashë Tepelena” me rrugët anësore
– Rruga “Petro Nini Luarasi” me rrugët anësore
– Rruga “Bihije Dashi” me rrugët anësore
Koha: nga ora 08:00 deri në 15:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në rrugën transite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”, ku operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjeve kryesore të ujësjellësit.
Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjeve së degëzimeve kryesore, te Pallati i Sporteve, te pompa “IP Petrol”, si edhe në afërsi të objektit të gjykatës, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme./Indeksonline/

