75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / H F

Sydney Sweeney mahnit në Manhattan me stil të thjeshtë, por provokues

Aktorja amerikane Sydney Sweeney u shfaq të hënën në Manhattan, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të ngushtë prej xhinsi me korse të integruar.

Pamjen e kompletoi me çizme të larta me taka, çorape të zeza dhe aksesorë minimalistë, transmeton IndeksOnline.

Stili i saj, i frymëzuar nga të brendshmet, u pa edhe si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj markës së saj të re të rrobave intime, “Syrn”, të cilën aktorja e ka prezantuar së fundmi si një koleksion që përfaqëson katër personalitete të ndryshme të grave.

Photo:  Guerin Charles/ABACA/Abaca Press/Profimedia