75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / H F

Konjufca pret që nesër të formohet qeveria

Glauk Konjufca, nënkryetari i LVV-së ka thënë se të mërkurën, përveç konstituimit të kuvendit, pritet edhe formimi i qeverisë.

“Nesër do të bëhet kuvendi dhe shumë shpresoj që do të bëhet qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka deklaruar ai.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.