Era Istrefi mbështet marshin për drejtësi, publikon fotografi me Hashim Thaçin
Era Istrefi ka mbështetur marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt.
Artistja e njohur është rreshtuar krah shumë figurave publike që po bëjnë thirrje për të mbështetur thirrjen për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, shkruan IndeksOnline.
Pas publikimit të thirrjes së marshit, Era ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Në fotografi shfaqen Era dhe Thaçi, pas marrjes së medaljes presidenciale për art.
“Dëshiroj ta shpreh falënderimin tim të sinqertë për nderimin që më është bërë, duke qenë artistja e parë e dekoruar nga presidenti i Republikës, në atë periudhë. Ky vlerësim ka rëndësi të veçantë për rrugëtimin tim artistik. Njëkohësisht iu dëshiroj liri të gjithë çlirimtarëve të UÇK-së” shkroi Era./IndeksOnline/



