Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit dypalësh – në fushën e mbrojtjes, raporton IndeksOnline.
“Fokus i veçantë iu kushtua ndërtimit të kapaciteteve, proceseve të prokurimit, si dhe angazhimit të përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it britanik dhe FSK-së./IndeksOnline/

