Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)
Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një aksident trafiku me veturën e tij personale.
Sipas raportimeve, ai u vetaksidentua, derisa ka shpëtuar pa lëndime serioze, shkruan IndeksOnline.
Aksidentin e 19-vjeçarit e ka konfirmuar edhe ekipi i Mercedes, në një deklaratë zyrtare.
Antonelli është përfshirë në një aksident trafiku të shtunën në mbrëmje pranë shtëpisë së tij në San Marino.
Policia mbërriti në vendngjarje, pasi u telefonua nga Kimi. Makina e tij ishte e vetmja e përfshirë dhe ndërsa automjeti i tij u dëmtua, Kimi nuk u lëndua fare./IndeksOnline/
ANDREA KIMI ANTONELLI I SWEAR YOU JUST GOT THAT CAR 😭😭😭😭😭 pic.twitter.com/ZijSirEmQS
— ally ✨ (@oscasstri) February 10, 2026

