Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, kryeprokurori Zejnullah Gashi ndjek nga afër procesin gjyqësor
Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, shkruan IndeksOnline.


Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, për herë të parë po e ndjek nga afër këtë proces gjyqësor.
Në seancën e kaluar, Murseli kishte dhënë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës.
Ai përshkroi natën kritike të 29 nëntorit 2023 dhe mohoi se kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes.
Dëshmia e tij zgjati rreth një orë, ndërsa prokurorja e rastit kishte paralajmëruar se do t’i nevojiten mbi dy orë për ta marrë në pyetje të dyshuarin.

