Policia gjen granata dore dhe uniforma në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok
Më 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë-Veri, gjatë patrullimit kane pranuar informacion se ne një shtëpi te braktisur ne fshatin Dobroshevina Zubin-Potok ka mjete te dyshuara ilegale. Pas kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 6 granata dore, 1 maicë-fanellë dhe 2 këmisha te Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192.

