Lëndohet Rashford, mungon në derbin ndaj Atletikos
Futbollisti i Barcelonës, Marcus Rashford, ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen e fudnit kundër Mallorcas.
Skuadra katalanase ka njoftuar se sulmuesi anglez si pasojë e këtij lëndimi do të humbasë ndeshjen e Copa del Ray, kundër Atletiko Madridit, e cila zhvillohet ditën enjete, shkruan IndeksOnline.
Për ketë përballje, trajneri i Barcelonës Hansi Flick do të jetë edhe pa sulmueisn brazilian, Raphinha.
”Sulmuesi anësor Marcus Rashford ka pësuar një problem në gju, të cilin e mori gjatë ndeshjes kundër Mallorcas të shtunën në “Spotify Camp Nou”.
Futbollisti i ekipit të parë ndjen dhimbje në gjurin e majtë pas një goditjeje të marrë gjatë takimit dhe, si pasojë, do të mungojë në ndeshjen e së enjtes në Copa del Rey kundër Atlético Madridit.”, thuhet në njoftimin e Barcelonës./IndeksOnline/
𝐂𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐂𝐀𝐓 𝐌𝐄̀𝐃𝐈𝐂
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) February 11, 2026
El jugador del primer equip 𝗠𝗮𝗿𝗰𝘂𝘀 𝗥𝗮𝘀𝗵𝗳𝗼𝗿𝗱 presenta unes molèsties al genoll esquerre derivades d’un cop rebut en el partit davant el Mallorca.
És baixa per precaució per al partit de demà contra l’Atlètic de Madrid. pic.twitter.com/f7DXByKy2X

