Edona Llalloshi betohet si deputete në mandatin e dytë rresht
Deputetja Edona Llalloshi ka dhënë betimin për herë të dytë, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi morale dhe profesionale.
Në një postim në Facebook, shkroi se shpreson që mandati i saj i ri të shënojë fillimin e punës konkrete, me përkushtim, ndershmëri dhe vizion, në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, përcjell Indeksonline.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot dhashë betimin për herë të dytë si deputete.Ky betim përtej aspektit formal është përgjegjësi morale e profesionale.
Shpresoi dhe besoi thellësisht se tanimë do të fillohet me punë konkrete, me përkushtim, ndershmëri dhe vision, në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Qytetar të dashur, zëri i juaj do të jetë udhërrëfyesi im çdo ditë. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës! Zoti i bekoftë miqt e Kosovës! Na priftë e mbara!”, përfundoi ajo./Indeksonline/

