75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 21 Qershor 2026 / AR

Sabri Fejzullahu vjen me një këngë të re për ditën më të rëndësishme të çifteve

Ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ardhur para publikut me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shoqëria”.

Kënga është publikuar së fundmi dhe sjell një mesazh të veçantë për vlerën e shoqërisë, miqësisë dhe njerëzve që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në momentet më të rëndësishme të jetës, shkruan Indeksonline.

Me interpretimin e tij karakteristik dhe tekstin plot emocion, Sabriu edhe një herë dëshmon pse vazhdon të mbetet një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.

“Shoqëria” vjen e shoqëruar edhe me videoklip, i cili pasqyron frymën dhe mesazhin e këngës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave./Indeksonline/