Inter Miami me lajm të keq, lëndohet Lionel Messi!
Inter Miami ka konfirmuar se Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të fundit për shkak të një tendosjeje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë (hamstring).
Në njoftimin zyrtar, klubi bën të ditur:
“Rikthimi i tij gradual në stërvitje do të varet nga progresi klinik dhe funksional në ditët në vijim”.
🚨 Inter Miami confirm Leo Messi did not participate in training this due to a muscle strain in his left hamstring.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 11, 2026
“His gradual return to training will depend on his clinical and functional progress in the coming days”. pic.twitter.com/paIFulH6hI
Momentalisht nuk është bërë publik një afat i saktë për rikthimin e argjentinasit në fushë, ndërsa stafi mjekësor do të monitorojë nga afër gjendjen e tij, shkruan Indeksonline
Mungesa e Messit përbën një goditje për Inter Miami, teksa skuadra vijon angazhimet në MLS dhe garat e tjera./Indeksonline/

