Berisha: Mirënjohje për ndjenjat vllazërore gjatë çdo hapi në Prishtinë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka falënderuar qytetarët e Kosovës, për pritjen madhështore që i bënë gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ku ishte i ftuar në festën e 10 vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shprehur falënderimet etij ndaj popullit kosovar.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Mirënjohje të thellë qytetarëve të Kosovës për pritjen dhe ndjenjat vllazërore që më rezervuan në çdo hap dhe moment të qëndrimit tim në Prishtinë! sb