75 Mall Live Search
08:11 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Sean Dyche “viktima” e radhës e pronarit grek, e shkarkon nga pozita menjëherë pas barazimit ndaj Wolvesit

Skuadra e Nottingham Forest ka mbetur pa trajner, pasi Sean Dyche është shkarkuar nga posti.

Ky largim vjen pas barazimit 0:0 ndaj Wolvesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League, shkruan Indeksonline

Pronari i klubit anglez, Evangelos Marinakis – nuk ka pritur fare deri në ditën e nesërme, por menjëherë pas ndeshjes ia ka treguar derën trajnerit të njohur.

Dyche është trajneri i tretë që është larguar nga Nottingham Forest brenda këtij sezoni. Para tij, “viktima” ishin: Nuno Santo dhe Ange Postecoglou.

Nottingham gjatë 26 xhirove ka grumbulluar 27 pikë dhe gjendet në pozitën e 17-të, ku pritet të “luftoj” për mbijetesë./Indeksonline/