75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / F.R

Ndalohen 12 persona në Junik, dyshohen për organizim të skemave piramidale e bixhoz të paligjshëm

Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai bëri të ditur se personat e dyshuar janë nga Komuna e Junikut.

“Shteti ka ndaluar 12 persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Po ashtu, janë sekuestruar para në të gatshme si edhe prova të tjera materiale që do të shërbejnë në kuadër të procedurës penale”, deklaroi Nikçi./IndeksOnline/