Dani Olmo dhe Lamine të pasionuar pas futbollit, shikojnë një ndeshje gjatë udhëtimit
Skuadra e Barcelonës është nisur mbrëmë për në Madrid, pasi sonte luan ndeshjen e Kupës së Spanjës, ndaj Atletico Madridit.
Kamerat kanë kapur momentin kur dy lojtarët e klubit katalunas, Lamine Yamal dhe Dani Olmo po shikonin futboll në tabletin e tyre, shkruan Indeksonline
Ishte ndeshja e Copa del Reyt, mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit që u shfaqej në monitorin e tabletave të dy lojtarëve spanjollë.
Pikërisht fituesi i kësaj ndeshjeje, do të jetë finalist në Kupën e Spanjës./Indeksonline/

