S’humb kohë Kurti, thërret mbledhjen e qeverisë
Kryeministri i porsazgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qeverinë në mbledhje.
Kjo do të jetë mbledhja e parë pas më pak se 24 orë prej kur u formua qeveria, raporton IndeksOnline.
Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 10:00.
Rendi i ditës ende nuk dihet./IndeksOnline/

