75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / KV

Vrasja e policit Muhamed Lika, pritet të nisë seanca gjyqësore! (Video)

Pas pak pritet të nis seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika, për vrasjen e të cilit tashmë ka një aktakuzë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 14 janar pati njoftuar se seanca do të kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L.,SH.K. të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati (I), salla numër (I), te gjyqtari i çështjes Ilir Bytyqi. /Indeksonline/