Pejë: Policia shpall në kërkim një të dyshuar për tri vepra penale
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos sё personit të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari.
Sipas policisë, i dyshuari në fjalë është i kërkuar për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për ata që kanë informacione, policia apelon të lajmërojnë në 192, 080019999, 039432327 ose në adresën elektronike info@kosovopolice.com


