75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Për çdo ndeshje gjobitet Monaco, trajneri i tyre s’ka certifikatë!

AS Monaco paguan 25 mijë euro gjobë për çdo ndeshje të Ligues 1 apo Kupës së Francës që drejtohet nga Sebastien Pocognoli, raportojnë mediat franceze, përfshirë L’Équipe-në.

Arsyeja është mungesa e certifikatës profesionale të trajnerit (BEPF), e cila është e detyrueshme për të drejtuar një klub në elitën e futbollit francez, shkruan Indeksonline

Pavarësisht penalizimit financiar, Pocognoli vazhdon të jetë në stol.

38-vjeçari e mori përsipër punën si trajner te Monaco gjatë tetorit të vitit 2025 dhe deri tani ka menaxhuar skuadrën në 23 ndeshje./Indeksonline./