75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Jehona Lushaku-Sadriu propozohet për kryetare të GP-së së LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të LDK-së, në këtë legjislaturë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së” ka deklaruar Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.

Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së.

Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së.