75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Nga sa komisione do ti udhëheqin partitë politike pas formimit të komisioneve parlamentare

Mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit përveç komisioneve parlamentare në rend të ditës do të jetë buxheti por edhe rezoluta për procesin gjyqësor që po ndodh në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Por nga sa komisionet parlamentare do ti udhëheqin partitë politike pas konstituimit të Kuvendit.

Në bazë të numrave, Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione. Partia Demokratike e Kosovës do ti kryesojë tre komisione, LDK-ja dy ndërsa Lista Serbe dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision./Indeksonline/