75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Unë kam folur kur shumëkush heshti

Shkruan: Shukri Buja

Të nderuar qytetarë, Të nderuar bashkëluftëtarë, Familjarë të dëshmorëve,

Ka ditë që më mundon një dilemë: të hesht apo të flas për zhvillimet në Dhomat e Specializuara?

Unë kam folur kur shumëkush heshti.

Kam kundërshtuar dhe kam paralajmëruar se ky ligj është i njëanshëm, politik dhe i dëmshëm për Kosovën. Kam dalë kundër pikërisht atëherë kur u votua nga deputetët tanë “të nderuar”.

Sot, çuditërisht, shumëkush ka ndryshuar! Sot, shumë prej atyre që na etiketonin si kriminelë, që formonin komisione për të “mbledhur dëshmi” për krime lufte, që kërkonin burgosjen tonë, që bënin dokumentarë e emisione televizive kundër nesh — sot flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

Sot zëri im mezi dëgjohet nga zhurma e tyre. Siç thoshte i madhi Adem Demaçi: “Është mirë që njerëzit të ndryshojnë edhe një minutë para orës 12.” Unë dua të besoj në ndryshim.

Por kam bindjen time: ata që ndryshojnë një minutë para orës 12, ndryshojnë edhe një minutë pas saj — dhe kthehen aty ku ishin. Historia nuk harrohet. Fjalët nuk fshihen.

Qëndrimet nuk zhduken. Zëri im mund të mbulohet nga zhurma e tyre, por e vërteta nuk mbulohet kurrë. Unë nuk kam ndryshuar.

Nuk kam heshtur dje dhe nuk do të hesht as sot. Lufta çlirimtare ishte e drejtë. Liri për të gjithë çlirimtarët tanë!

Unë kam folur kur shumëkush heshti