Kim Jong Un ka zgjedhur vajzën e tij adoleshente si trashëgimtare të fronit?
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare, u tha agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut ligjvënësve të enjten, raporton A2CNN.
Kim Ju Ae, e cila besohet të jetë 13 vjeçe, është fotografuar muajt e fundit pranë babait të saj në evente të profilit të lartë si një vizitë në Pekin në shtator, udhëtimi i saj i parë jashtë vendit.
Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) tha se në vlerësimin e bërë mori në konsideratë një “gamë rrethanash”, përfshirë praninë e saj gjithnjë e më të spikatur publike në ngjarjet zyrtare.
NIS tha gjithashtu se do ta mbajë nën vëzhgim nëse ajo do të marrë pjesë në kongresin e partisë së Veriut përgjatë këtij muaji, eventi më i madh politik në vend mbahet një herë në pesë vjet.
Ju Ae është fëmija i vetëm i njohur i Kim Jong Un dhe gruas së tij, Ri Sol Ju. NIS beson se Kim Jong Un ka një djalë më të madh, por ky djalë nuk është njohur kurrë dhe as nuk është shfaqur në mediat e Koresë së Veriut.

