75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, lëndohet pesë persona

Si pasojë e një aksidenti midis një kamioni dhe veture që ka ndodhur në Klinë janë lënduar pesë persona.

Rasti ka ndodhur në fshatin Poterq të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës./Indeksonline/