Betohen 18 deputetët e rinj që zëvendësuan ata që zunë poste ministrore
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraprirë nga betimi i 18 deputetëve të rinj, të cilët formalizuan mandatin e tyre përmes nënshkrimit të deklaratës përkatëse.
Ata marrin vendin e anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke plotësuar kështu përbërjen e re parlamentare, shkruan IndeksOnline.


